Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani deklaroi mbrëmjen e sotme se anëtare e Gjykatës Kushtetuese është Marsida Xhaferllari dhe jo Arta Vorpsi.

Në një lidhje direkte për “Opinion” në Tv Klan, ish-presidenti Nishani, duke cituar Kushtetutën tha se midis Kushtetutës dhe Ligjit, prevalon Kushtetuta, e në këtë mënyrë Xhaferllari është anëtarja e re.

Nishani: Kushtetuta thotë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 zgjidhen nga Parlamenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Së dyti Kushtetuta thotë se anëtarin e parë e zgjedh Presidenti, të dytë Parlamenti dhe të tretin Gjykata e Lartë dhe vijon në këtë mënyrë me radhë deri sa të plotësohen 9 vendet. Pika e tretë thotë se anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën vetëm pas betimit tek Presidenti.

Fevziu: Por thotë që nëse Presidenti për 30 ditë nuk nxjerr një dekret për të tre, hynë dirket e para…

Nishani: Jo nuk e thotë këtë.

Fevziu: E thotë ligji.

Nishani: Ka një hierarki në mbarë botë dhe vendin tonë, midis Kushtetutës dhe Ligjit prevalon Kushtetuta.

Fevziu: Pse është ky lëmsh?

Nishani: Sepse ata të cilët tentuan të bëjnë një ligj, menduan që të manipulojnë Kushtetutën. Kushtetuta ndryshoi në korrik të 2016 me konsensusin e të gjitha palëve. Maxhoranca filloi menjëherë hilet e saj me synim për të kapur Kushtetutën dhe bëri artifica të tilla në ligj që bien ndesh me Kushtetutën

Fevziu: Pra ju jeni të bindur se Marsida Xhaferllari është anëtarja  e Kushtetueses?

Nishani: Sepse ajo është  kandidaturë që i takon Presidentit, ajo është betuar para Presidentit dhe Gjykata Kushtetues e ka afirmuar atë si anëtare, është i vetmt organ që mund ta bëjë këtë shpallje. /Tvklan.al