Autori vetëvritet pasi nuk pranoi të dorëzohej
Përgjaket kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, nga një masakër në familje mbrëmjen e së enjtes.
Një njeri i armatosur vrau 6 persona, dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Pas disa orë ndjekje nga policia, autori i ngjarjes së rëndë nuk pranoi të dorëzohej dhe i dha fund jetës.
I palënduar brenda banesës, u gjet edhe një foshnje 7 muajshe. Policia nisi menjëherë hetimet për krimin e shumëfishtë.
Ende nuk ka një pistë të saktë, por mediat kroate raportojnë se shkaku i masakrës në familje ishte xhelozia, pasi një nga gratë e vrara ishte bashkëshortja e autorit.
Tv Klan