Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Bashkëshortja e kryeministrit Xhoana Nano, ka përkujtuar ditën e gruas së bashku me 60 vejusha nga Shqipëria e Veriut, viktima të gjakmarrjes apo krimit.

Zonja Nano në bashkëpunim dhe lidhjen e misionarëve të paqes, ka zgjedhur gra të cilat kanë mbetur kryefamiljare, pasi burrat e tyre janë vrarë për shkak të gjakmarrjes, apo vejusha të policëve të vrarë në krye të detyrës. Unë i kuptojë vështirësitë tuaja, është shprehur gruaja e kryeministrit, pasi e di çdo të thotë të rrisësh një fëmijë e vetme.

Xhoana Nano:- “I bëjmë një apel shoqërisë shqiptare, për t’u treguar më e njerëzishme me gruan në përgjithësi dhe me ju në veçanti. I bëjmë një apel edhe shtetit për të rritur vëmendjen ndaj shqetësimeve të pamat të grave. Ne jetët e grave shqiptare në përgjithësi ka ende shumë dhimbje e vuajtje, pasi shoqëria shqiptare ende nuk është emancipuar në shkallën që dëshirojmë”.

E ndodhur mes grave të cilat janë goditur në jetën e tyre nga fenomenet më të rënda të shoqërisë së sotme, si krimi dhe gjakmarrja, zonja Nano i ka bërë një apel shtetit që drejtohet nga bashkëshorti i saj për të rritur vëmendjen ndaj shqetësimeve të grave./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj