Lajme Arkiva 2003
Ylli Pango: Diçka për të cilën është marrë vesh në kodin zgjedhor, për të cilën është vendosur kodi zgjedhor, hidhet poshtë me një akt normativ. Pikërisht disa ditë përpara zgjedhjeve gjë që për mendimin tim është e palejueshme. Një akt normativ i cili është vendosur më përpara dhe lind pyetja pse , pse pikërisht tani? Pra lind dhe e drejta e dyshimit që këta policë të përcaktuar për të ruajtur, mund të jenë po të themi pse jo edhe forcat speciale. Për këtë arsye për të mos i trembur njerëzit, për të mos pasur pranë qendrave të votimit njerëz që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë, flas nga radhët e policisë, është mirë të ruhet ajo që është thënë në fillim.
Gazetarja: A mund të sigurohen zgjedhjet nga presidenti?
Ylli Pango: Presidenti ka si të thuash rolin ekuilibrues dhe presidenti është përpjekur të mbajë një qëndrim sa më të drejtë kështu që unë mendoj se qëndrimi i tij në vijueshmëri dhe në të ardhmen do t’i shërbejë pikërisht asaj çfarë ka thënë ai edhe çfarë kemi vënë re edhe ne si analistë, si opinionistë apo edhe si intelektual. Pra ai unë mendoj që do të vazhdoj të angazhohet deri në zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të këtij problemi./tvklan.al