Atalanta triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Romës, duke u konfirmuar si pretendent për titullin kampion.
Në krahun tjetër, as rikthimi i trajnerit Claudio Ranieri, nuk do i ndryshon dot rezultatet e verdhekuqve.
Tifozët e Romës, përveç humbjes ndaj Atalantës, kishin edhe një tjetër arsye për tu “tërbuar”. Nicolo Zaniolo, dikur një lojtar i preferuar i tifozëve kryeqytetas, këtë herë u rikthye në “Olimpico”, si kundërshtar.
Madje sulmuesi italian, shënoi edhe një gol, që vulosi fitoren e zikaltërve. Sapo e dërgoi topin në rrjetë, Zaniolo nuk u përmbajt, duke harruar të kaluarën, për të shpërthyer në një festim të çmendur, ku hoqi edhe bluzën.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Romës, që gjithmonë kishin ruajtur respektin për lojtarin. Të shumtë ishin ata që shpërthyen në stadium, por edhe në rrjete sociale, me Zaniolon që nga i preferuar, tani është kthyer në një të urryer për mbështetësit e Romës. /tvklan.al