Ndërsa ethet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara po shtohen zbulohet se ish-kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, John Edwards, ka patur një marrëdhënie jashtëmartesore.
Ai ka pranuar se në vitin 2006 kishte pasur një histori me një grua që e kishte takuar në një klub në qytetin e Nju Jorkut.
Po, rrëfeu Edwards, gazetarit të ABC, Bob Udrov. Unë kisha një marrëdhënie me 44-vjeçaren, Riell Hunter, por nuk e dashuroja atë.
Gruaja që i mori mendjen senatorit u mor në punë më vonë nga stafi i Edwards për realizimin e disa dokumentarëve.
Ajo lindi një vajzë, por nuk dihet nëse politikani 55-vjeçar është i ati. Edwards, gruaja e të cilit, Elizabeth, është e sëmurë nga kanceri, u tërhoq nga gara për president disa muaj më parë.
Gjatë fushatës ai mohoi se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore duke mos mësuar kështu aspak nga ajo çka i ndodhi Bill Clintonit.
Skandali bëhet publik, ndërsa emri i tij është përmendur zv/presidenti i mundshëm i zgjedhur nga Barack Obama./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle