Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur një turne në kryeqytetet e aleatëve evropiane, pasi synon të sigurojë më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Ai ka mbërritur në Londër ku do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Këto takime do të zhvillohen një ditë pasi samiti i mbështetësve të Ukrainës në bazën Ramstein, është anuluar pak para se të niste.
Samiti u shty pasi Presidenti i SHBA Joe Biden anuloi vizitën e tij për t’u fokusuar në uraganin Milton.
Klan News