Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zgjerohet tregu i sigurimeve. Komisioni Mbikëqyrës i Sigurimeve, ka licensuar tre kompani të reja, duke e çuar në 8 numrin e kompanive të sigurimeve në vend. Bëhet fjalë për licencën për sigurimet e jo jetës, akorduar kompanive Dukagjin, e cila operon aktualisht në Kosovë dhe kompanisë Inter Albania me kapital shqiptar.

Për herë të parë, Komisioni i Mbikëqyrës së Sigurimeve ka akorduar një licencë për aktivitetin sigurues të jetës, pasi deri tani ky aktivitet ishte ekskluzivitet i INSIG-ut. Sipas burimeve zyrtare dhe dy kompanitë tjera janë në pritje për t’u licencuar.

Tregu i sigurimeve mbetet ende problematik në lidhje me konkurrencën dhe dëmshpërblimet sipas aktorëve të këtij tregu./tvklan.al