Nga Holanda jepen shenja jo shumë optimiste për nacionalistët euroskeptikë, në lidhjet me zgjedhjet europarlamentare.
Sondazhet tregojnë se Partia për Lirinë e Gert Vildersit nuk ka arritur rezultatet e pritshme dhe është renditur e dyta, pas laburistëve pro-Europës të Frans Timermansit.
Sondazhet parashikojnë po ashtu që partitë pro-europiane të sigurojnë shumicën dërrmuese mes 29 përfaqësuesve të Holandës në Parlamentin Europian. Pjesëmarrja ishte 2% më e lartë se në 2019-ën.
Holanda ishte vendi i parë që zhvilloi të entjen, zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian, por rezultatet zyrtare pritet të dalin pas të dielës kur përfundon votimi në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Këtë të premte votimet shtrihen në Irlandë e Çeki. E diela është dita kur shumica prej 2/3-ave të vendeve anëtare zhvillojnë zgjedhje.
Kostot në rritje të jetesës të ushqyera nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia dhe lufta ruse në Ukrainë, kriza e emigrantëve e po ashtu edhe përhapja e lajmeve të rreme kryesisht përmes kanaleve informative të financuara fshehurazi nga Kremlini favorizojnë partitë nacionaliste euroskeptike.
Sondazhet parashikojnë rënie të mëtejshme të mbështetjes për dy grupet kryesore Partinë Popullore Europiane dhe Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.
Tv Klan