Në dy vite si trajner i Real, Zinedine Zidane fitoi thuajse gjithçka por tashmë duket se epoka e tij në drejtimin e Los Blancos duket se ka ardhur në fund. Real po dështon jo vetëm në rezultate por edhe në lojë gjë që është e papranueshme jo vetëm nga tifozët por edhe e pajustifikueshme për drejtuesit e klubit. Nën shënjestrën e shigjetimit është pikërisht trajneri, pasi dihet se kur gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, përgjegjësia bie mbi të.
Ka zëra se presidenti Perez është duke vlerësuar zëvendësimin e tij saktësisht 2 vjet pasi e promovoi në postin e trajnerit. Në momente kritike duhet të ruhet qetësia, ka thënë ish-kapiteni Fernando Hierro, por nëse Zidane nuk shkarkohet këto ditë atij i duhet ofruar një zgjatje e kontratës që aktualisht është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Me të marrë vesh lajmin, në media u raportua një levizje e Juventusit në drejtim të francezit. Zizu është një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në klubin torinez dhe rikthimi si trajner do të ishte arsye motivimi për lojtarët dhe drejtuesit e bardhezinjve.
Tv Klan