Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare dhe pritet të krijojë 5 mijë vende të lira pune. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që lidhet me këtë zonë dhe tha se hapat e radhës janë për të nisur një fushatë thirrje per sa më shumë biznese.

Erion Veliaj: Jemi gati të fillojmë një mega-fushatë marketingu për zonën ekonomike. Këtu ndodhemi në zonën mes Kasharit, Vaqarrit dhe autostradës Tiranë-Durrës, që do të thotë se ata që do të përfitojnë më shumë janë qytetarët e lagjes “Rilindja” [ish Astiri], lagjet e Kombinatit dhe lagjet e Kasharit dhe Vorës. Kjo është zona më e madhe industriale-ekonomike në Shqipëri, e menaxhuar nga një ent publik.

Veliaj u ndal tek punët që do të ofrojë Zona e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”

Erion Veliaj: Këtu bëhet fjalë për punët digjitale, data center, ose për punë automotive.

Bashkia njofton se gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve.

Klan News