4 efektivë policie ranë në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme si të përfshirë në korrupsion nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të emigrantëve, për të cilin u vunë në masa sigurimi “Arrest shtëpie” dhe “Arrest në burg” 22 persona të tjerë.
Nga operacioni i zhvilluar nga Policia u ekzekutuan 24 masa sigurimi dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tregoi skemën e trafikut të emigrantëve kryesisht nga Bangladeshi.
Muhamet Rrumbullaku, kreu i Policise se Shtetit: U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 Euro.
Rrumbullaku tha se u sekuestruan rreth 1 milion Euro, disa makina, telefonë celular dhe armë zjarri që u përkisnin anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.
Tv Klan