Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e rritjes së turmës në natën e parë të një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.
Zyrtarët për emergjenca kanë thënë se paniku është rritur teksa turma është ngjeshur drejt skenës në Festivalin Astroword të artistit Travis Scott.
Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital me arrest kardiak dhe tetë kanë vdekur.
Rreth 300 persona janë duke u trajtuar për plagë të marra gjatë organizimit që ka tërhequr 50,000 mijë persona.
As we were arriving to the Astroworld Festival at NRG Park right at 2:00, a stampede burst through the gates. Hundreds of people destroyed the VIP security entrance, bypassing the checkpoint. People were trampled. Some were detained.
— Mycah Hatfield (@MycahABC13) November 5, 2021
(Excuse any language you may hear) pic.twitter.com/d0m2rjqAAk
Incidenti ka nisur në orën 21:15 të premten, ka thënë shefi i zjarrfikësve në Hjuston, Samuel Pena.
“Turma ka nisur të shtypet drejt fillimit të skenës dhe njerëzit kanë qenë në panik”, u ka thënë ai gazetarëve.
Organizatorët kanë ndalur koncertin kur është parë që shumë persona janë plagosur./REL