90-vjetori i Kongresit te Lushnjës është shfrytëzuar nga mazhoranca dhe opozita për të shkëmbyer mesazhe në distancë lidhur me situatën politike ne vend. 

Kreu i asamblesë socialiste, Gramoz Ruçi e ka cilësuar aktual mbishkrimin që gjendet ne sallën e  kongresit duke dhënë mesazhin për me shume shpresë.

Gramoz Ruçi: “Sapo hyn në këtë sallë dëgjon një refren ose lexon një refren: Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret. Bëhu i zoti nëse do të rrosh në këtë jetë. Tingëllon shumë aktuale edhe sot. Shpresa është ajo që vdes e fundit.”

Për ministrat demokratë Sokol Olldashi e Genc Pollo, politika duhet te ndjeke shembullin e bashkimit ne një salle te vetme ashtu si 90 vjet me parë.

Sokol Olldashi: “Në qoftë se doni të kthehemi tek pyetja juaj se cili është mesazhi që ky kongres jep për politikën e sotme shqiptare është që ata burra që dolën para nesh duhet të ishin futur dhe tek salla e Kongresit të Lushnjës dhe pastaj të vinin dhe tek ajo salla tjetër”.

Genc Pollo: “Do ishte momenti që në këtë shfrytëzim të gjenim forcën që për një diçka që nuk kontestohet. E kam fjalën për integrimin evropian, të bashkëpunojnë të gjithë në një sallë, në një frymë si në 10 vjet përpara në Lushnje.”

Kongresi i Lushnjës çeli punimet në 21 Janar të vitit 1920 , në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe u zgjodhi këshilli i lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 anëtarë. Kryeministër asokohe u zgjodh Sulejman Delvina./tvklan.al