Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, këmbësori tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës. Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Nga burime spitalore mësohet se këmbësori i aksidentuar kaloi fillimisht në vdekje klinike dhe ndërroi jetë më vonë.
Mësohet se automjeti që përplasi këmbësorin është me targa italiane. Drejtuesi, një 37-vjeçar me iniciale Sh.Sh., është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit. /tvklan.al