Një humb jetën, tjetri përfundon në spital. Arrestohet si përgjegjës i ngjarjes së rëndë
Një shqiptar është vënë në pranga për akuzën e vrasjes në rrugë pas një aksidenti me 2 të vdekur në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 Nëntorit në Pescia.
Pas përplasjes së dy makinave tip “Dacia” dhe tip “Alfa Romeo” mbetën të vdekur 56-vjeçarja Maria Serafini dhe 33-vjeçari shqiptar Nertil Ferhati.
Ky i fundit po udhëtonte me automjetin tip “Alfa Romeo” që drejtohej nga shoferi tashmë i arrestuar. Ai është një 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Për shkak të aksidentit edhe ai ka pësuar disa plagë dhe ndodhet në spital. Të lënduar janë edhe dy persona të tjerë.
Një 35-vjeçar që udhëtonte me “Dacia-n” dhe një 24-vjeçar shqiptar. Arsyet e aksidentit nuk janë përcaktuar ende nga autoritetet. Për nxjerrjen e trupave të pajetë, por edhe atyre të plagosur u desh ndërhyrja e zjarrfikësve./tvklan.al