Aktori i njohur me origjine shqiptare James Belushi, ka udhëtuar drejt fshatit Qytezës në Devoll, ku ka vizituar për herë të dytë mbas 14 vjetësh vendlindjen e babait te tij. I shoqëruar nga vëllai i tij Billi, ai është pritur nga dhjetëra banore të fshatit dhe të zonës përreth. I emocionuar dhe i prekur nga pritja e tyre Belushi pa nga afër vendin ku ndodhej shtëpia e prindërve, tashmë e rrënuar si dhe sokakët e monopatet e tjera të fshatit.
“Të takohem me ju më ngroh shpirtin dhe zemrën, pasi Qyteza është vendlindja e babait tim, u shpreh Belushi. Më vjen keq, shtoi ai që babai nuk ishte të më shihte pikërisht në momentin kur unë mora çmimin që mu dha nga Presidenti i Republikës, që është më i shtrenjti i jetës sime”.
Aktori i njohur më pas ka drekuar me të afërm dhe banorë të tjerë duke shijuar një mënyrë tërësisht tradicionale. Belushi ka shijuar kështu lakrorin e përgatitur nga amvisat e fshatit dhe qengji i pjekur në hell, të cilin e ka shoqëruar me rakinë e kumbullës, veçanti e zonës.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët Belushi është shprehur se kudo që është ndodhur e ka ndjerë veten shqiptar dhe shpirtin e këtij vendi e ka mbartur kudo në botë. Pas largimit nga Qytetëza Belushi ka mbërritur në Tiranë ku i është rezervuar një takim i veçantë nga kryebashkiaku Edi Rama.
Aktori i njohur ka falënderuar kreun e bashkisë për mikpritjen duke shprehur vlerësimin e tij për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë në këto vite. Belushi do të kthehet sërish pas pak javësh në Shqipëri, ku do të shoqëroj djalin e tij, i cili do të jetë pjesëmarrës në Tirana International Film Festival./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi
Montazh: Ergis Hasanbelli