Trajneri ka pezulluar negociatat me Romën
Massimiliano Allegri, ish-trajner i Juventus dhe Milan është emri i parë në listën për pankinën e Real Madrid nëse Zidane do të largohet. Allegri në këtë moment është një prej trajnerëve më të lakmuar.
Në javët e fundit është përfolur për një kalim tek Roma madje ishte edhe në axhendën e Roman Abramoviç për tek Chelsea. Sipas mediave spanjollë në zyrat e Real Madrid, Allegri vlerësohet jo vetëm për rezultatet që ka patur por edhe për sjelljen e tij dhe menaxhimin e skuadrës.
Massimiliano Allegri, në pritje të një sinjali të rëndësishëm nga Madridi, ka lënë mënjanë dhe në listë pritjeje të gjitha negociatat e tjera. Mes tyre edhe atë me Romën me të cilën kishte një akord në vija të përgjithshme.
Që prej 2019 tekniku nuk drejton një skuadër, tashmë momenti i rikthimit në pankinë mund të jetë vërtetë afër.
Tv Klan