Helmut Lohan: “Në këtë progres-raport janë kryesisht tre ndarje të cilat kanë të bëjnë me kriteret politike, me ato ekonomike dhe me standardet europiane. Për sa i përket kritereve politike është theksuar fakti që ka pasur ecuri për sa i përket konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të se drejtës dhe kjo në bazë të konsensusit ndërpartiak. Ndërsa për sa i përket luftës kundër korrupsionit në progres raport vihet re që ka pasur sidomos një përmirësim të perceptimit të publikut në lidhje me këtë fenomen dhe po ashtu janë vënë re edhe të gjitha përpjekjet që janë bërë për luftën ndaj korrupsionit. Kjo është arsyeja sepse në Progres-Raportin e këtij viti nuk përdoret e njëjta gjuhë apo terminologji që është përdorur një vit më parë.”
Sali Berisha: “Ky raport përbën vlerësimin më objektiv të zhvillimeve në Shqipëri gjatë këtij viti. Raporti përbën një dokument të shkëlqyer për qeverinë time si program pune, por në mënyrë absolute dua të them këtu edhe si program elektoral për kërkesat që shtron dhe problemet që duhet të zgjidhim. Dua të siguroj Komisionin Evropian dhe shqiptarët, se stacioni në të cilin kemi arritur përbën thjesht një bazë shumë të fuqishme për të arritur më shpejt objektivat e shumta që duhen realizuar.”/tvklan.al