Lajme Arkiva 2004
Blendi Fevziu: Te problemet kryesore duket se mbeten mungesa e zbatimit rigoroz të ligjit, domethënë anashkalimi i ligjit në pjesën më të madhe të kohës, problemet e krimit dhe të korrupsionit, të cilat vazhdojnë të mbeten në rritje si edhe problemi i zgjedhjeve të 12 Tetorit, ose zgjedhjeve në përgjithësi. Këto janë tre pika mjaft të rëndësishme sepse shumë nga fenomenet që fliten aty derivojnë pikërisht prej këtyre, mungesa e ligjit, mungesa e respektimit rigoroz të ligjit çon në një administratë të shkalafitur, çon në mungesë e paritetit, për të gjitha këto faktorë së bashku kanë krijuar këtë problem të madh. Personalisht besoj se Shqipëria është shumë e vonuar në procesin e integrimit. Ka pasur një deklarim publik të kryeministrit Nano, i cili është shprehur se do të mbyllej brenda mandatit drejtues të BE-së nga Italia, pra deri në dhjetorin e vitit 2003. Nuk ka pasur asocim në 2003, nga rekomandimet, duket se nuk do të kemi minimalisht deri në 2005, pra deri sa të vendosin me një kusht shikimin e përmirësimeve në zgjedhje. Pra në qoftë se deri në 2005 nuk do të kemi mund të them vetëm kaq, që Shqipëria është nga vendet që ka mbetur më pas të gjithëve në procesin e integrimit. Me integrim nuk është për të bërë më shaka, domethënë o do të plotësohen këto standarde, ose këtu nuk mund të bëjmë atë rolin e gripit të fshatit siç ka dashur ta bëjë vazhdimisht Shqipëria e komunitetit ndër evropian që do të hedh një gjë, hedh një kartë, do të tregohet diku më e shkathët, diku më, sikur do të luaj balancat e mëdha. Standardet e Bashkimit Evropian janë standarde, i zbaton, i arrin, hyn, nuk i arrin nuk hyn. Nuk ka më lojëra politikash të mëdha që mund të bësh, të lëvizësh, të bësh koalicione dhe të përdorësh Berluskonin kundër Zapateros apo Shrederin kundër toni Blerit, këto janë lojëra kot, Bashkimi Evropian është strikt dhe i përcaktuar. Ka disa standarde që çdo vend duhet ti plotësoj.
Gazetarja: Të ndalemi pak te vizita e zotit Nano në Amerikë. Më shumë se vetë vizita e kryeministrit Nano në shtëpinë e bardhë u komentua takimi me presidentin Bush, një pikë kjo ende e paqartë.
Blendi Fevziu: Unë nuk e kuptoj këtë ethe. Nano është ndodhur në Uashington, në një vizitë, në një ceremoni goxha të rëndësishme, në një ceremoni që është zhvilluar në shtëpinë e bardhë për anëtarësimin e 7 vendeve në NATO dhe për ftesën që u kanë bërë tre vendeve të tjera që të hyjnë së shpejti, kanë marrë pjesë në ceremoni publike dhe deri këtu besoj se kjo ka qenë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë edhe fakti që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka bërë. Unë nuk e kuptoj se pse stafet, qoftë stafi i kryeministrit qoftë rrethe të caktuara të shtypit, kanë kërkuar me ethe dhe me një lloj tensioni të jashtëzakonshëm idenë e një takimi kokë më kokë, idenë e një shtrëngimi dore. Ka vazhdimisht komente, pothuajse 48orët e fundit kanë qenë torturuese në këtë pikë. Nga të gjitha anët për të thënë, e takoi dy minuta, i futi krahun, zyra ovale, e takoj këtej, deklaratat e këshillit të ministrave janë pikërisht në këtë drejtim duke lënë një ekuivok. Unë e kam këtu një pjesë të tyre duke thënë llaf për llaf që takimi i kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano me presidentin e SHBA-së në sallën ovale, e gjitha kjo është një nga modelet tipike që krijohet në Shqipëri zakonisht kur politikanët luajnë për një fotografi që fatkeqësisht në këtë rast mungon.
Gazetarja: Zoti Baze si e komentoni raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, në raport thuhet që ka një ngadalësim të reformave dhe a ndikon kjo në ngadalësimin e negociatave me Bashkimin Evropian?
Mero Baze: Mendoj se ka dy elementë të ri në raport me Bashkimin Evropian për Shqipërinë që i përkasin më shumë se sa përmbajtjes e cila përsërit duke theksuar vërejtjet e vitit të kaluar. Ka dy elementë të rinj në mënyrën e paraqitjes së prezantimit politik të raportit. Është hera e parë që bashkimi evropian e bën publik raportin për Shqipërinë dhe bën kujdes që të theksohen mangësitë që ka për Shqipërinë dhe elementi i dytë, por që është më i rëndësishëm për mendimin tim është fakti që Bashkimi Evropian përfundimisht e thotë në mënyrë të qartë se nuk ka shanse të mbyllen negociatat, bisedimet për negociatat po qe se Shqipëria nuk vendos standardet për zgjedhjet. Ishte hera e parë që në një raport politik hyn problemi i zgjedhjeve, i mangësive në zgjedhje, çka do të thotë në gjuhën diplomatike se negociatat nuk do të mbyllen para zgjedhjeve të ardhshme për të treguar se sa është e aftë qeveria që të rikuperojë këto probleme. Në një farë mënyrë zgjedhjet e Tetorit 2003 kanë penalizuar përfundimisht qeverinë e kryeministrit Fatos Nano në raport me detyrimet që ka ndaj Bashkimit Evropian për të mos u mbyllur këto negociata po për t’u lënë e hapur çështja e hetimit dhe e vëzhgimit ndaj qeverisë shqiptare. Praktikisht me zgjedhjet e vitit 2003, qeveria shqiptare i ka humbur të gjitha shanset për të mbyllur negociatat dhe për të filluar procesin e hapjes, e nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe duke mbartur të gjitha problemet e viteve të kaluara gjithë regresin e reformave në polici në sistemin e drejtësisë dhe në aspektin e liberalizimit të ekonomisë mendoj se jemi përpara një zhvillimi tepër negativ gati-gati jemi para një embargoje politike në Evropë për shkak të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Gazetarja: Le të ndalemi pak te vizita e Fatos Nanos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i është dhënë më tepër rëndësi vizitës në shtëpinë e bardhë se sa një takimi të zotit Nano me zotin Bush që edhe kjo mbetet ende e paqartë, cili është opinioni juaj në lidhje me këtë zhurmë?
Mero Baze: Zoti Nano u përpoq ta përdorte këtë vizitë si një marketing personal për një takim hipotetik që ai shpiku me presidentin Bush i cili kishte një protokoll të paracaktuar se çdo të bënte me udhëheqësit që do të paraqiteshin aty, ndërsa fokusimi te takimi i shpikur me presidentin Bush, kishte të bënte me problemet e brendshme që ai ka në parti për ta përdorur atë si reputacion politik ndaj kundërshtarëve në parti dhe ndaj kundërshtarëve politik në jetën politike të Shqipërisë. Duke u fokusuar te kjo ai ka dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë për shkak se ka humbur vëmendjen ndaj një rëndësie të veçantë që kishte vizita si kryeministër i Shqipërisë, vizita e tij protokollare.
Gazetarja: Zoti Lubonja si e vlerësoni raportin e fundit të Bashkimit Evropian?
Fatos Lubonja: Sipas mendimit tim, sepse i kam ndjekur deklaratat, këta gjithmonë kanë folur me ambiguitet në kuptimin që të dy palët mund të marrin diçka dhe në qoftë se ke parasysh këtë ambiguitet do të thoja se ky raport ishte më pak ambig, domethënë ky kishte më qartë, më kritik të ashpër ndaj qeverisë ku tentativa për të kapur ndonjë gjë pozitive mendoj se janë të vajtuara në një farë kuptimi. Është një raport që për herë të parë flet hapur, ose në mënyrën më të hapur se kurrë ndonjëherë për lidhjet e politikës me krimin për monopolet për problemet e mëdha ekonomike dhe ndonjë si të thuash inkurajim që mund të jetë si të thuash mbi politikat e jashtme të Shqipërisë. Janë gjëra që nuk kanë peshë fare sepse gjithmonë politikat e jashtme të Shqipërisë kanë qenë të varura nga qeveritë tona përgjithësisht. Ashtu sikurse edhe problemi i trafikut njerëzor që konsiderohet si hap përpara më duket se tek e fundit nuk është për tu inkurajuar ky raport për ata që shikojnë përgjegjësinë te vetja e tyre dhe jo tek të tjerët, me këtë rast te qeveria. Është një kambanë e fundit alarmi që mund të jepet para një katastrofe.
Gazetarja: Mjaft e bujshme ka qenë edhe vizita e zotit Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht për faktin se zoti Nano viziton shtëpinë e bardhë, por nëse ka patur ose jo shtrëngim duarsh ose takim mes tij dhe presidentit amerikan Xhorxh Bush. A do i kushtonim kaq shumë rëndësi takimit, ose shtrëngimit të duarve me presidentin Bush?
Fatos Lubonja: Mendoj se ky është mjerimi i politikës shqiptare, mjerimi i provecionalizmit shqiptar do të thoja, kuptohet qartë që ky shtrëngim duarsh duhet për tu kapur nga ndonjë kamerë fotografike televizive dhe për t’ju servirur shqiptarëve si një mbështetje e Amerikës për qeverinë. Kjo është me të vërtetë e vajtueshme. Nuk mendoj se një qeveri duhet t’i japë rëndësi fare këtyre takimeve, kjo nuk duhet të ekzistonte në faqet e para të gazetave të lajmeve. Siç mund të dihet tashmë, këtu ka më shumë ka rëndësi një shtrëngim i dorës së Bushit, ose një mbështetje e ambasadorit amerikan se sa opinioni i tërë publik shqiptar dhe situata është kjo që është sepse këtu ambasadorët ndërrohen çdo 2-3 vjet ndërsa ne jemi këtu i ndjekim gjërat, i dimë, kështu që mendoj se zëri jon do të ishte shumë i rëndësishëm dhe mbështetja jonë edhe shtrëngimet e duarve me njerëz që si të thuash janë opozitarë, do të ishte më pozitive për politikën shqiptare se ky lloj shtrëngimi duarsh./tvklan.al