Anastas Angjeli: “Masa e marrë nga Banka e Shqipërisë sot për uljen e normës së interesit me 0.5%, vjen në kohën e duhur do të thoja, është një masë në momentin e duhur, një veprim do ta konsideroja i matur, i kujdesshëm që natyrisht efektet e të cilit në momentin e parë nuk janë të dukshme dhe duhet t’ia lejmë kohës për të provuar se sa të mëdha do të jenë ato efekte dhe nëse do të jenë të harmonizuara me instrumenta të tjera apo jo, sidomos me politikat mbështetëse të qeverisë. Menjëherë bankat e nivelit dytë duke parë këtë, mundet që në këtë shtrëngesë, në këtë tkurrje të madhe të kreditimit të ekonomisë të shikojmë një hapësirë për të lëshuar diçka drejt një kreditimi më të mirë të ekonomisë dhe nga ana tjetër prapë do të thoja që ka dhe një efekt tjetër që është efekti psikologjik, se duhet pranuar që krizat financiare kanë një efekt shumë të madh psikologjik dhe duke bërë banka një veprim të tillë, shtohet një farë sigurie jo vetëm për depozituesit. Po të shikoni kriza tani ka përfshirë gjithë globin dhe deklaratat janë shumë të qarta. Ky vit do të jetë, një vit me rënie ekonomike më të madhe në historinë e ekonomisë botërore mbas luftës së ll botërore. Thoni që Shqipëria do shpëtojë nga kjo rënie? Do të ishte një absurd, vetëm po të mendosh që ne aq sa e kemi ekonominë të hapur nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, e marrëdhënieve të investimeve të huaja direkte, të ardhurat nga emigrantët, sidomos me 2 shtet kryesore që kemi marrëdhënie partnerët tanë më kryesor ekonomik me Italinë dhe Greqinë, të cilët janë shumë të prekshëm nga kjo krizë dhe të mos reflektoj në ekonominë tonë. Do të ishte një çik eufori do të thoja”./tvklan.al