Fatmir Konja: “Ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 14 mijë e 900 shtetas, duke e çuar kështu numrin total të aplikimeve në 1 milion 202 mijë e 584. Kanë tërhequr letërnjoftimet tyre ditën e djeshme 20 mijë e 807 shtetas, duke e çuar kështu numrin total të letërnjoftimeve të tërhequra në 696 mijë e 314. Megjithatë duke qenë  se po shfrytëzohen vetëm 1/3 e kapaciteteve reale që kemi në terren u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë aplikuar ende të paraqiten sa më parë pranë zyrave të aplikimit si dhe të gjithë atyre qytetarëve që kanë aplikuar deri në datën 20 maj të paraqiten për tërheqjen e letërnjoftimit.”/tvklan.al