Lajme Arkiva 2003

Miratimi i vijës kufizuese të qendrës së banuar të Bathores është hapi i parë i procesit të legalizimit të ndërtimeve.

Kështu e ka interpretuar vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë  zëvendës ministri i Rregullim Territorit Artan Lame Artan Lame i cili nuk ka saktësuar se sa do të zgjasë procesi.

Sipas platformës së miratuar nga qeveria të gjitha zonat infromale do ti nënshtrohen planeve të zhvillimit të strategjisë urbane ku do të sqarohen edhe problemet e pronësisë së truallit.

Artan Lame: Do të marrin të gjitha zonat infromale të Shqipërisë një tapi në dorë. Këtu nuk bëhet fjalë meqë këta bërtitën do të marrin tapi, e të tjerët kur të bërtasin do të marrin tapi. Kjo është një proces, platforma e qeverisë absolutisht nuk përmend gjëkundi Bathore,  kjo zonë apo ajo zonë, përmend gjithë Shqipërinë. Pak a shumë dy janë kushtet thelbësore të këtij procesi. E para është vendosja e kontrollit mbi territorin, për të mos u gjetur prapë kryeministri i radhës pas 3 vitesh që të bëjë një fushatë legalizimesh dhe e dyta është zgjidhja përfundimtare e procesit të kthimit dhe kompensimit të paktën ligjërisht, sepse si proces mund të zgjasë edhe me vite.

Në takimin e radhës grupi ndërministror ka diskutuar në lidhur me hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore për hapat që do të merren për legalizimin në zonat Tiranë-Durrës./tvklan.al