Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në Skudenton e fituar nga Interi. Mesfushori shqiptar dha kontributin e tij edhe në ndeshjen që i kurorëzoi matematikisht kampion të Italisë për herë të 20-të, në atë triumf 2-1 në shtëpinë e Milanit.
22-vjeçari zuri vendin e Çahanollu në minutën e 83-të, për të menaxhuar siç duhet sulmet e kuqezinjtë të cilët tentuan deri në fund për të shmangur humbjen e sfidës dhe shtyrë festën e kushërinjve. 19 ndeshje të zhvilluara nga ana e Asllanit, ku ka shënuar 1 herë dhe dhuruar dy asiste për të qenë vendimtar në urdhërat e trajnerit Simone Inzaghi.
“Jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mire. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne donim kampionatin, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë përpara”,
Urimi për mesfushorin e kombëtares ka mbërritur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares Shqiptare të shpallet kampion në Serie A,” shkruan kreu i futbollit shqiptar në rrjetet sociale. Asllani shkruan edhe emrin në librat e historisë për tu bërë lojtari i tretë shqiptar që fiton titullin e Serie A.
Mesfushori elbasanas pason në këtë arritje Xhakomo Vrionin, që fiton titullin kampion me Juventusin në sezonin 2019-2020. Sulmuesi zhvilloi vetëm një ndeshje me torinezët, por vlejti për të marrë medaljen e kampionit të Italisë. Naim Kryeziu është shqiptari i parë i shpallur kampion, teksa shijon titullin me Romën në vitin e largët 1941-1942.
Ndërkaq, Asllani shkurorëzoi tashmë edhe zyrtarisht si kampion Italie, Amir Rrahmanin, mbrojtësin shqiptar që përfaqëson ngjyrat e Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe u ngjit në majën e futbollit të Serie A me Napolin.
Klan News