Sa herë njerëzit mund të përmendin moshën për një eksperiencë të re apo për të kapur suksesin, duhet të na vijë në mend historia e Anna Mary Roberston Moses e njohur ndryshe si “Gjyshja Moses”.

Nëse nuk keni dëgjuar për të, ne do ua themi historinë e saj frymëzuese.


(Lindi më 7 Shtator në Greenwhich të New York, ndërroi jetë më 13 Nëntor 1961 në Hoosick Falls të NY)

Anna Marie njihet për pikturat e saj aq të bukura që pasqyrojnë zonat rurale të Amerikës.

Ajo kishte punuar në fermë që 12 vjeç dhe gjithnjë mund ta shihje duke vizatuar në letra gazete. Me lëngun e manaferrave apo të limonit ajo krijonte pigmente natyrale. Familja ku ajo punonte e vuri re entuziazmin dhe talentin e saj, kështu që i dhuroi një sasi të madhe shkumësash me ngjyra. Në këtë moment nisi rrugëtimi i saj, që kulmin do e kapte në moshën 76 vjeçare.

Kur Anna ishte 70 vjeç, ajo e la punën në fermë. E pa si diçka shumë sfiduese për moshën e saj. Pas kësaj nisi të qëndiste dhe të shiste pëlhura të ndryshme të bëra nga dora e saj. Por fatkeqësisht prej artritit në dorën e djathtë, u detyrua të hiqte dorë dhe nga qëndisja.

Iu rikthye pikturës, si në vitet e fëmijërisë. Me dorën e majtë ajo realizonte pikturat magjepsëse e aq unike. Madje në një artikull të “Encyclopedia of Ëorld Biography” shkruhet se ajo pikturoi të gjitha muret e dhomës së saj, pa marrë parasysh sëmundjen apo lodhjen.

Nuk është kurrë vonë për të bërë gjërat që do dhe Anna është shembulli më ideal.

Pak nga krijmtaria e saj:

1938- Ekspozita në Neë York

Louis Calder mori të gjitha veprat e saj dhe bëri të mundur që ato të shfaqeshin në muze të ndryshëm.

Pikturat e saj u panë në më shumë se 150 ekspozita, në të cilat ajo mori pjesë edhe vetë.

Në 1953, ajo ishte në kopertinën e revistës prestigjoze “Time”

“Ylberi” është vepra e saj e fundit, para se të ndërronte jetë në vitin 1961.

Puna e saj u shfaq në kartolina Krishtlindjesh, në enë porcelain, në materiale të ndryshme reklamash të kompanive të mëdha. Piktura e saj “4 Korrik”, mori disa çmime.

Por, s’mbaron me kaq! A e dini se në SHBA ekziston një ditë posaçërisht në nderim të saj? “Grandma Moses Day”, më 7 Shtator.

“A Storm Is on the Water Now”

“Shenandoah Valley”

“Plow Boy”

“Country Fair”

“The Thunderstorm”

“The Burning of Troy”

“Catching the Thanksgiving Turkey”

Çfarë gruaje e jashtëzakonshme!

E.D/tvklan.al