Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes.
Ilir Beqaraj, i cili ka edhe dy identitete të tjera (Ilir Brahimi dhe Ilir Mançellari), dyshohet se ka patur rolin e transportuesit të autorëve, ndërsa mjeti i Haxhiut u përdor nga autorët për t’u larguar pas vrasjes.
Zyrtarisht, ndaj Beqarajt janë ngritur dy akuza, ajo e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe falsifikimi i dokumenteve. Ndërsa ndaj Haxhiut rëndon akuza e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.
42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës, të premten e 15 Marsit. Në atentatin ndaj tij dyshohet se morën pjesë të paktën 4 persona./tvklan.al