Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla është takuar me kryetarin e Bashkisë Platanias, në Kretë Ioannis Malandrakis.

Në këtë takim Balla dhe Malandrakis diskutuan për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve. Balla falenderoi kryetarin Malandrakis për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në zonë, duke e cilësuar këtë bashki si një shembull pozitiv të integrimit dhe solidaritetit.

Ndërkohë, Malandrakis vlerësoi rolin aktiv të komunitetit shqiptar në zonën e Platanias, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës.

Klan News