Rreth 200 vullnetarë, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera i janë bashkuar aksionit të pastrinit në zonën turistike të Thethit. Ky aksion vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në këtë perlë të natyrës. Kryetari i bashkisë Benet Beci deklaroi se institucioni që ai drejton ka një vemendje të veçantë ndaj pikave turistike
Benet Beci: Rreth 1800 thasë ka qenë puna e përbashkët që është një punë me një dashamirësi, energji e entuziazëm për t’u admiruar. Është një provë që ne sëbashku me banorët e Thethit jemi në gjendje ta kthejmë jo vetëm në kartolinë turistike, por edhe të pastërtisë, të modelit të një vendi që ne përkujdesemi për natyrën.
Ky aksion është i parë i këtij lloji në Theth. Kjo zonë që është edhe park kombëtar është një nga më të frekuenturat për turistët e huaj në qarkun e Shkodrës. Vizitorët e zgjedhin atë përgjatë gjithë vitit për peisazhet, aventurën dhe padiskutim edhe ushqimet bio të zonës.
Klan News