Bashkia e Tiranës nisi rregullimin e infrastrukturës në bllokun 51, zonë që ndodhet në lagjen “Don Bosko”. Kryetari i Bashkisë Edi Rama, i pranishëm në fillimin e punimeve u shpreh se së shpejti banorët e këtij blloku falë ndërhyrjeve që do të bëjë bashkia, do të ndihen më në fund pjesë e kryeqytetit.
Edi Rama: “Fal transformimit të infrastrukturës dhe të hapësirave publike në këtë zonë, do të ndjehen kryeqytetas jo vetëm kur të dalin në rrugën kryesore, por dhe kur të kthehen në shtëpitë e tyre të cilat do të kenë një vlerë të re, sigurisht më të madhe sepse në këto 35 hektarë do të lind një tjetër bërthamë e integruar në kryeqytetin e së ardhmes”.
E gjithë ndërhyrja në bllokun 51 që përfshin rrugën “Don Bosko”, “Jordan Misja” dhe një segment të unazës do të shoqërohet me mbjellje pemësh dekorative, shtim të sipërfaqeve të gjelbra, rregullimi i rrjetit elektrik si dhe me krijimin e vendeve për parkim./tvklan.al
Operatori: Ben Haxhiaj