Për shkak të përkeqësimit të motit, Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se orët në vijim pritet të ketë intensitet të lartë të reshjeve të shiut.

Përmes një njoftimi në Facebook, Bashkia Vlorë apelon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të evitojnë parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë në qytet, të tilla si “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse dhe në “Skelë” te dykalimshi.

/tvklan.al