Ndryshe nga viti 2021 dhe deri më tani kur si drejtues politik Rama për Tiranën kishte vetëm Erjon Veliajn për fushatën e re elektorale krah tij do të punojnë Elisa Spiropali dhe Ogerta Manstirliu. PD përfaqësohet me Belind Këlliçin si drejtues politik për Tiranën.
Fieri bastioni i socialistëve do të jetë përballja e zv.kryeministres Belinda Balluku si drejtuese e re politike socialistëve për qarkun e zhvendosur nga Dibra me kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi.
Socialistët përfaqësoheshin deri më tani në Fier me Taulant Ballën. Në Durrës, kryebashkiakja Emirjana Sako do të përballet në një fushatë të ashpër ku do të këtë përballë Oerd Bylykbashin.
Sako i ka zënë vendin Ardian Çelës si drejtuese politike e socialistëve. Nga ana tjetër edhe në Elbasan beteja do të jetë e ashpër, drejtuesi politik i PD për qarkun, Ervin Salianji do të përballet me rivalin e tij politik socialist, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
Mazniku pason në këtë detyrë Damian Gjiknuri. Në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci është emëruar në vend të Elisa Spiropalit ndërsa demokratët përfaqësohen me Luçiano Boçin. Në Vlorë në vend të Blendi Klosit do të jetë Bledi Çuçi që ka përballë nga demokratët deputetin Bujar Leskaj.
Korça mbetet për socialistët në duart e Niko Peleshit që përballë ka Ivi Kason. Lezha ka për drejtues politik nga socialistet Ulsi Manjën ndërsa për demokratët mbetet Agron Gjekmrakaj. Në Dibër PS në vend të Ballukut do të përfaqësohet nga Blendi Gonxhja, ndërsa PD me deputetin Xhelal Mziu.
Në Kukës për PS mbetet ish-kryeministri Pandeli Majko, që ka përballë nga PD deputetin Flamur Hoxha. Në Berat PS ka tashmë si drejtues qarku ka Ervin Demon, ndërsa PD përfaqësohet me Eno Bozdon.
Klan News