Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Tregtia e lirë me Bashkimin Europian, po shet lirë sipërmarrjen vendase. Biznesi ka reaguar kundër kushteve për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me BE. Në mbledhjen e këshillit konsultativ të biznesit Ministrisë së Ekonomisë i është kërkuar më shumë kujdes për mbrojtjen e produkteve vendase dhe shtyrje përtej 2009, të shkrirjes së plotë të kufijve doganorë.

Luan Bregasi:- “Në nuk duhet ta shesim lirë vendin tonë. Nëse shohim tek politika shqiptare përgjithësisht dmth. që po të vijnë europianët ne ça të duan ata jemi dakord, ne vetëm i afrojmë gjërat. Unë do të thosha psh. që unë kam informacion që Bullgaria e ka shtyrë deri në vitin 2018, Rumania deri në vitin 2016, ne shqiptarët në 2009”.

Biznesi është ankuar dhe për faktin se ka marrë me vonesë informacionin në lidhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE. Ministri i Ekonomisë Arben Malaj është shprehur se nuk do të ketë nxitim për nënshkrimin e marrëveshjes. Ai pranoi se kjo është një marrëveshje e vështirë.

Arben Malaj:- “Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, BE përfaqëson partnerin më të madh të marrveshjeve tregtare të Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Shifër kjo e cila shkon 75-78%”.

Importi me Bashkimin Europian, janë dominuese me tregtinë e jashtme. Ato arrijnë 75% të totaleve të importeve. Marrëveshja parashikon rënie graduale të barrierave doganore deri në 2009./tvklan.al