Britania e Madhe ka aprovuar një test antitrupash i zhvilluar nga një kompani farmaceutike. Tashmë shteti po punon që të marrë kite të mjaftueshme që do të shërbejnë për testimet e gjëra të popullsisë.

Zyrtarët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar përcaktuan se këto teste janë të një specifike me një saktësi 100%.

“Javën e kaluar ekspertët shkencëtarë në PHE Porton Down mbajtën një vlerësim të pavarur të testit, duke konkluduar në një testim të një specifike të veçantë”, tha John Newton, koordinatori kombëtar i Programit të Testimeve të Koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët besojnë se antitrupat sigurojnë një nivel imuniteti nga infektimet me koronavirus në të ardhmen. Megjithatë ende nuk është përcaktuar se sa mund të zgjasë imuniteti.

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se testi i ri është shumë i besueshëm dhe do të ndryshojë komplet situatën. Përgjigja e analizave nga ky lloj testi merret për 18 minuta./tvklan.al