Dashuria dhe pasioni për presidentin përshkruan të gjithë albumin e ri të ish-supermodeles dhe Zonjës së Parë të Francës, Karla Bruni Sarkozi.
Albumi me titullin, “Si të mos kishte ndodhur asgjë”, ka ngjallur mjaft interes që përpara se të dilte në treg.
Ajo çka e bën të veçantë këtë album është se këngëtarja është gruaja e presidentit të republikës dhe pavarësisht pakënaqësive të shumta të gjithë janë krenar për të dëgjuar punën e saj.
Në këtë album shumë këngë i dedikohen Nikolas. Ato titullohen, “Ti je ilaçi im”, “Ti më përket mua”, e të tilla.
Ndonëse Karla e ndan bashkëshortin me të gjithë Francën ajo i ka shkruar tekstet të gjitha vetë, që nga njohja me presidentin e deri sa u martua me të.
Si një zonjë e vërtet shumë e dashuruar me kreun e shtetit Bruni ka vendosur t’i dhurojë të gjithë të ardhurat e shitjes së albumit./tvklan.al