Këngëtari, i cili nisi konkurrimin në javën e parë të kategorisë BIG, ishte këngëtari Dylan. Ai u rikthye pas 5 vitesh në “Kënga Magjike” në Tv Klan. Kënga e tij “FRON”, flet për lëndimin nga një dashuri e përfunduar.
Rikujtojmë se artisti me vokalin e veçantë, gjithmonë i ka kënduar dashurisë, herë me romanticitet, e herë me rebelizëm. Ai është shumë i rezervuar sa i përket jetës private, por në intervistën ekskluzive me Ardit Gjebrean, Dylan na la të kuptojmë diçka sa i përket ndjesive të tij.
Në pentagramin me notat, të cilat fshehin pyetje, njëra ndër pyetjet për Dylan ishte:
“E kuqja tërbon demin, ty çfarë të tërbon?”
Këngëtari u step përballë pyetjes provokuese, por përgjigjjia e tij na la gojëhapur. Dylan u shpreh:
“Patjetër që tërbohem nga puthjet.”
Ende nuk dimë se me kë ka rënë në dashuri Dylan, por një gjë është pak, por e sigurt: Kënga e tij “Fron” duket që është interpretuar me shpirt.
/tvklan.al