Paris Saint Germain nuk di të ndalet në merkato. Skuadra franceze pasi afroi Neymar e Mbappe gjatë verës po synon Philippe Coutinho. Sipas emisionit Telefoot, drejtori sportiv i parisenëve, Antero Henrique dhe menaxheri i lojtarit, Kia Joorabchian u takuan në Londër për të biseduar rreth transferimit.
Mendohet se kjo lëvizje nuk mund të realizohet që në janar, por verën e ardhshme. një tjetër sfidë Barcelona që pak muaj më parë i rrëmbeu Neymar duke i paguar 222 milionë euro të klauzolës.
Liverpool nuk e pranoi ofertën 138 milionë euro të Barcelona pak muaj më parë. Philippe Coutinho është një mesfushor me tipare sulmuese që po tregon një formë të mirë me fanellën Liverpool, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Inter.
Tv Klan