Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Ilir Meta:- “Mendoj se ishte një takim tepër miqësor, i cili i korrespondon vetë frymës së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe ky takim u përqendrua veçanërisht përsa i takon situatës në rajon, për të evituar dhe izoluar çdo vatër krize dhe po kështu u përshëndet roli që luan Shqipëria dhe qeveria e saj, si faktor konstruktiv në rajonin e Europës Juglindore. Gjithashtu u theksua se forcimi i mëtejshëm i stabilitetit në Shqipëri, janë tepër të rëndësishme për vetë zhvillimet pozitive në rajonin tonë. Dëshiroj të theksojë se sekretari i shtetit zoti Pauell, vlerësoi përpjekjet që bëhen për përparimin e demokracisë në Shqipëri, natyrisht kemi diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme, për të përmirësuar akoma më tej imazhin e Shqipërisë dhe stabilitetin që ka arritur në këto vite”./tvklan.al