Deputeti demokrat Besnik Mustafaj ka akuzuar bashkinë e Tiranës e në veçanti kreun e saj Edi Rama, për lënien jashtë vëmendjes së problemeve që shqetësojnë banorët e kryeqytetit. Ish-ministri i jashtëm, deputet në zonën 32, në një deklaratë për mediat tha, se ligji i ri i decentralizimit ka forcuar rolin e pushtetin vendorë, por sipas tij në Tiranë qytetarët ndihen të harruar nga bashkia.

Besnik Mustafaj: “Është e bllokuar industria e ndërtimit,sepse KRT-ja e Tiranës nuk jep leje, po ashtu ka probleme të mëdha me shpronësimet që bën Bashkia e Tiranës me ndërhyrjen e infrastrukturë, nuk dëmshpërblehen njerëzit dhe për këtë arsye pra siç e thashë me hyrjen në fuqi të ligjit të decentralizimit, roli i deputetëve të Tiranës bëhet akoma më i rëndësishëm për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre dhe për të ushtruar presionin e tyre mbi bashkinë e Tiranës në mënyrë që ja të përmbushë detyrimet e veta ndaj qytetarëve.”

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike në Tiranë që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin pasi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar treguan se këto lidhje nuk janë shumë të forta./tvklan.al