“Të gjithë deputetët me peshë në Durrës janë investim i krimit”, kështu është shprehur gazetari Ferdinand Dervishi në studion e “Opinion” në Tv Klan.

I ftuar në emision, Dervishi ka folur me emra përsa i përket lidhjes së të fortëve të Durrësit me politikën si dhe për arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Ferdinand Dervishi: Për Ilir Ndraxhin, siguron vota krimi edhe ky është i pesti në listë. Për Jurgis Çyrben siguron vota krimi dhe është i treti në listë. Për Rrahman Rrajën siguron vota krimi dhe për Lefter Kokën është i shtati në listë, kemi të njëjtën histori që bëhet fjalë për korrupsionin. SPAK po korr atë batutën e vitit 2013 “aleancë me djallin vetëm të rrëzojmë PD-në”. Është mbjellë gruri dhe tani po korret. Të gjithë deputetët me peshë në Durrës janë investim i krimit. Durrësi është një qendër e madhe dhe ka portin e Durrësit ku lëvizin shumë gjëra dhe ku lëvizin dhe tonelata me drogë që vijnë nga veriu i Amerikës Latine. Deri dje ka qenë Vangjush Dako që ka qenë rregullatori. Tani në Durrës aktualisht është zhvilluar deri në arrestimin e këtij ajo që quhet lufta e 2 Ergisëve, njëri është Jurgis ky që u arrestua dhe është edhe një Ergis Agasi që doli tek Rai 3 dhe e përmend dhe Ahmetaj. Ka mbështetje nga mrapa dhe është personi në hije që aludohet si person i PS-së që bën lidhjet dhe fijet e krimit në Durrës.  

Blendi Fevziu: Pse bandat caktojnë deputetët?

Ferdinand Dervishi: Këta 2 po t’i shohësh – Jurgis Çyrbja del mik me Emiljano Shullazin, mik me bandën e Durrësit, mik me Altin Hajrin dhe Avdylajt e Shijakut. Del ky tjetri që është bërë më i fuqishëm. Ka qenë një luftë mes dy drejtimeve. Unë nuhas një rast të ngjashëm me Ahmetajn. U lëshuan të gjithë për ta groposur dhe e gropsën. Shoh një lëvizje shumë të shpejtë të arrestimit të tij. Më duket sikur këtu ka një shtytje. Pas largimit të Dakos ka pasur një luftë, lufta e 2 Ergisëve dhe kjo luftë është fituar nga një Ergis. Ky ka dalë në përgjime.

Blendi Fevziu: Pse bandat kishin fuqi të vendosnin nëj deputet?

Ferdinand Dervishi: Në 2013-ën u hodh parulla aleancë me djallin dhe u nda me krimin, sidomos në zona të vështira, siç ishte Durrësit. Deputetin e cakton krimineli. Nuk është bërë vetëm ky. Shikojeni listën, Ilir Ndraxhi. Këto personazhe përfaqësojnë fundërrinat e Durrësit, përse duhet të jenë këto deputetët e Durrësit? Ai e meriton të jetë brenda, ajo që dyshojmë është se u bë shumë shpejt. Duket se është një forcë tjetër përveç SPAK-ut.

Blendi Fevziu: Ky person është zgjedhur nga bandat, ka marrë mandatin e deputetit dhe i ka bërë shërbim bandave?

Ferdinand Dervishi: Krimi në Shqipëri ka pushtet. Çyrbja nuk është kriminel, është bërë kriminel duke bashkëpunuar me krimin. Politika të kriminalizon.


/tvklan.al