“Plejada e parë e studentëve të regjisë së filmit dhe asaj televizive”. Kështu i ka cilësuar rektori i Akademisë së Arteve Petrit Malaj, të sapo diplomuarit e degës së regjisë, që kanë prezantuar me këtë rast edhe punimet e tyre të diplomës.

 6 filma me metrazh të shkurtër, të inspiruar nga jeta e përditshme e studentëve, por edhe e çdo shqiptari janë shfaqur në kinemanë verore të Akademisë. Përmes subjekteve të thjeshta dhe skenave të së përditshmes  regjisorët e rinj kanë arritur të përcjellin mesazhe të forta njerëzore.  

Të udhëhequr nga regjisori dhe profesori Gjergj Xhuvani, janë realizuar filmat: Vdekja e Gjysh Trifonit, Shtremët, Jetë paralele, Dita e parë e punës, Mysafirët  dhe Përtej Kufijve. /tvklan.al