Drejtuesit e furgonëve paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugët kombëtare nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre. Para se të arrijnë në këtë vendim, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të pavarura Gëzim Kalaja, thotë se të premten në orën 12 do të zhvillohet një protestë paqësore që do të filloi të Kryeminsitria dhe do përfundojë para Ministrisë së Transporteve.
President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërise, Gëzim Kalaja i bën apel qeverisë që të marrë parasysh kërkesat. Ai thotë se nëse nuk merren parasysh do të bllokojnë rrugët nacionale, si fillim për një orë, e më pas do ta përshkallëzojnë protestën.
Kërkesa e drejtuesve të furgonave është që ata të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në kthim, por deri tani kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga qeveria. Një ditë më parë, drejtuesit e furgonëve protestuan në të gjithë vendin dhe mbajtën të bllokuar edhe disa akse kryesore rrugore.