Kalaja-protestTë mbledhur përpara Kryeministrisë shoferët e furgonëve i kanë kërkuar kryeministrit Rama të ulet mer ta në bisedime. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të pavarura denoncoi dhunën e përdorur nga policia për të shtypur këtë, që ai e konsideroi si demonstratën e bukës.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve i kërkoi kryeministrit që nëse duhet të luftojë paligjshmërinë ta fillojë atë nga Lazarati. Protestuesit të mbledhur nga disa rrethe të vendit, thonë se po vendimi i qeverisë nuk i lejon të ushqejnë familjet.

Shoferët e furgonëve të mbështetur nga bashkimi i sindikatave paralajmërojnë se nuk do të2 largohen nga sheshi pa u zgjidhur cështja e tyre, ndersa u bene thirrje edhe studenteve e qytetareve qe t’i bashkohen kesaj proteste.

 

Erjon Todhe