KalajaKa përfunduar pa një marrëveshje takimi mes Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe një grupi sindikatash lidhur me grevën e furgonëve taksi. Në bisedën që u zhvillua me dyer të mbyllura për rreth 1 orë 30 minuta, në ambjentet e Ministrisë së Transporteve, krerët e sindikatave i kanë kërkuar ministit ndryshim të ligjit të vitit 1998, i cili detyron furgonët të kthehen kur kryejnë itenerare jashtë rrethit.

Prej me shumë se dy javësh  mijë drejtuesit e furgonëve taksi 8+1 janë në protestë dhe kërkojnë nga qeveria ndryshim të ligjit dhe  luftën kundër informalitetit.