Dy lojtarë të Barcelonës, momentalisht në proces rikuperimi, do të jenë të pranishëm me skuadrën e përfaqësueses spanjolle në udhëtimin e tyre drejt Berlinit, për finalen e Euro 2024 të dielën.

Sipas Mundo Deportivo, Pedri dhe Gavi do të jenë bashkë me stafin e Luis de la Fuente në stadiumin e Berlinit

Pedri, natyrisht, pritej gjerësisht të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës së Luis de la Fuente në Olympiastadion, pasi ai u dëmtua gjatë turneut, në ndeshjen me Gjermaninë. Ishte një ndërhyrje nga Toni Kroos që detyrorin Pedrin të ndërpriste lojën në fillim të pjesës së parë në ndeshjen çerekfinale.

Gavi, nga ana tjetër, ka mbetur jashtë fushës që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar gjatë kohës që ishte thirrur në përfaqësuese.

19-vjeçari dihet se mban një lidhje të ngushtë me shokët e skuadrës, pasi kishte vizituar kampin spanjoll. Megjithëse deri më sot ishte e paqartë nëse ai do t’i bashkohej ose jo La Roja-s në udhëtimin e tyre në kryeqytetin gjerman.

Sipas Mundo Deportivo, Gavi do të fluturojë me një charter për në kryeqytetin gjerman dhe do t’i bashkohet kolegëve të tij. Futbollisti andaluzian është veçanërisht i emocionuar për t’u bashkuar me Pedri, Fermín, Lamine, Ferran. Grupi mendohet se do të jetë i kënaqur sepse lojtari është një nga më të dashurit në dhomat e zhveshjes.

/tvklan.al