Të paktën 28 persona mbetën të vrarë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në kryeqytetin iriakian Bagdad, si pasojë e dy shpërthimeve të njëpasnjëshme në një zonë tregtare.
Sipas policisë vendase një nga bombat ishte vendosur në një automjet ndërsa pak çaste më pas një kamikaz u vetëhodh në erë në mes të njerëzve. Masakra u mor përsipër nga Shtetit Islamik përmes një deklaratë.
Bagdadi është shpesh në shënjestër të terroristëve, të cilët godasin zonat e banuara nga Shiitët. I fundit ishte sulmi i muajit Nëntor, kur një autobombë shkaktoi 77 viktima, mes të cilëve disa pelegrinë shiitë.
Tv Klan