#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #cift #borxh #20milione
I huazoi 20 milionë lekë kunatit të djalit, Havaja përzë burrin: M’i fute fëmijët në dyfek!
Havaja dhe Shaqiri janë një çift i moshuar që i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” një problem 18-vjeçar. Konflikti për të cilin ata përballen në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka filluar në vitin 2006. Një mik i shtëpisë, përkatësisht kunati i djalit i quajtur Avni u ka kërkuar një hua.
Ai është shprehur me të reja dhe çifti fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për 2 milionë lekë, por në të vërtetë ishin 20. Për të mos dalë nga fjala e dhënë, Shaqiri ka shkuar në bankë dhe ka marrë nga paratë e djalit tjetër, pa pyetur fillimisht as djalin dhe as nusen për Avniun. Prej 18 vjetësh ky borxh nuk u është kthyer dhe nuk ka asnjë gjurmë prej Avniut.
Hava: Na ka ardhur Avniu në orën 6 të darkës me gjithë djalin e madh. Nuk e di sa e kishte, 18 a 17 djalin se nuk ia di.
Ardit Gjebrea: Çfarë e keni ju këtë Avniun?
Hava: Avniun ne e kemi vëllain e nuses së djalit. Unë pandeha se ky burri im do të jepte një 2 milionëshe.
Ardit Gjebrea: Po sa ju kërkoi ai?
Hava: Unë s’e dija, unë e dija 2 milionë.
Ardit Gjebrea: Të vjetra?
Hava: Të vjetra. Kur u ngrit në mëngjes zotëria, më thotë mua që ai do 20 milionë. Ua, çfarë thua? Kthehu i thashë unë, mos ik për 20 milionë se nuk i bën dot. I kam dhënë fjalën tha, jam burrë e do të shkoj. Tani thotë nuk dal nga shtëpia. Zonja Eni, do të më ndihmosh.
Ardit Gjebrea: Po ç’u bë me ato 20 milionët?
Hava: Nuk e di ç’u bë.
Ardit Gjebrea: A i ke marrë?
Hava: Ku kam marrë?
Ardit Gjebrea: Po sa vjet u bënë?
Hava: 18 vjet.
Ardit Gjebrea: Po mirë, a është vëllai i nuses së djalit?
Hava: Është vëllai i nuses së djalit, nuk më ka faj as djali, as nusja se s’i kam pyetur.
Ardit Gjebrea: Po pyete nusen ti.
Hava: Nuk e pyeta kur ia dhashë. Tani edhe asaj nuk i vjen mirë, edhe mua më vjen turp që kam ardhur këtu por më ka detyruar burri që i bëj këto gjëra. Më ka detyruar, më ka sjellë deri këtu.
Havaja është e gatshme të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund dhe t’i japë paratë djalit vetëm për të shmangur konfliktin familjar që “ka futur fëmijët në dyfek”. Shaqiri refuzon kategorikisht dhe gruaja vazhdon ta kundërshtojë e t’i thotë se duhet të dalë nga shtëpia.
Hava: Nuk ta kam borxh! 18 vjet mos të fle gjumë natën! M’i ke futur fëmijët në të zeza! M’i ke futur fëmijët në dyfek! More vesh?
Shaqir: Nga shtëpia nuk dal kurrë unë!
Hava: I kam mbajtur deri më tani, të keqen mami kemi miqësi, të keqen mami mos se kemi nipërit, por nuk i mbaj dot më fëmijët!
Shaqir: As me forcë më nxjerr dot, as me ligj!
Hava: Dëgjove, dëgjova thua! Dil nga shtëpia!
Shaqir: Shtëpitë janë të miat!
Hava: Lëri shtëpitë, s’i ke bërë vetëm shtëpitë!
Shaqir: Shtëpitë e Oltjonit dhe Rexhepit janë të miat!
Hava: Atje të shkosh, te Oltjoni e te Rexhepi! Këto do t’i shes! Ose ik në Xhenova!
Shaqir: Kush është në Xhenova?
Hava: Avniu është në Xhenova. Ec atje, merr lekët dhe shtëpia është atje pastaj! Të nxjerr unë që çke me të! Jo unë vetëm, por do të të nxjerrin djemtë!
“S’ke as din, as iman! Kodosh!” Burri i shkon gruas me bastun, Gjebrea ndalon gjithçka
18 vite më parë, një mik trokiti në derën e Havasë dhe Shaqirit për të marrë hua 20 milionë lekë. Sot çifti i të moshuarve ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për shkak të konfliktit që kanë sjellë këto para. Miku që mori paratë, Avniu është kunati i djalit të tyre dhe fillimisht ata menduan se kërkoi 2 milionë lekë, por rezultuan të ishin 20.
Shaqiri iu përmbajt fjalës së dhënë dhe ia huazoi paratë, por ende s’kanë marrë asnjë qindarkë mbrapsht. Havaja i kërkon burrit që të shesin shtëpinë dhe t’u kthejnë paratë fëmijëve, por Shaqiri s’pranon. Nga shqetësimi, ajo i kthehet me fjalë të rënda që nxeh keqazi situatën mes tyre.
Hava: S’më zë gjumi natën! Kam hallin e fëmijëve, do të më vriten! Do të më vriten fëmijët me këto që më ke bërë! Do të më vriten fëmijët! Ti s’e ke fare problem!
Shaqir: Problem e kam edhe unë por ama…
Hava: S’ke as din, as iman! Dole kodosh te mua e te fëmijët! Na ke përgënjeshtruar! E dija për 2 milionë lekë, nuk e dija për 20 milionë! Më ke hequr trurin!
Shaqiri ngrihet nga karrigia me bastunin në dorë dhe nis të shkojë drejt Havasë, por ndërhyn Ardit Gjebrea.
Shaqir: Më thotë kodosh! Kujt i thotë kodosh ajo? Unë jam 80 vjeç!
Ardit Gjebrea: E dëgjove gabim, nuk të tha.
Shaqir: E dëgjova tamam unë!
Hava: Nuk e bëre këtë punë?
Shaqir: Mos u mundo deri atje me këtë shkop se e shoh që po e drejton, ulu mos u lodh.
Hava: Ti e bëre këtë punë! Nga 2 milionë lekë i çove 20! 2 milionë do ia kisha falur!
20 milionë lekë futin në sherr çiftin e moshuar: Le të ndahemi para kohe!
Për zgjidhjen e problemit me të shoqin, Havaja shtron dy mundësi: ose Shaqiri të pranojë të shesë shtëpinë dhe t’i kthejë 20 milionë lekët djalit, ose të shkojë në Xhenova dhe t’ia kërkojë huamarrësit, i cili është kunati i djalit, Avniu.
Asnjë prej këtyre alternativave nuk i përshtatet Shaqirit të moshuar. E lodhur nga konflikti 18-vjeçar për të cilin përballen në “Shihemi në Gjyq”, Havaja shpreh gatishmërinë për t’u ndarë, çka habit studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Hava: Ik në Xhenova merr paratë, nuk shesim shtëpinë! Hopa! Me aeroplan, shtëpitë janë të tuat!
Eni Çobani: Pra je dakord Hava të ndahesh me burrin në këtë moshë që je?
Hava: Po të ndahem! Le të ndahemi para kohe! Se edhe të ikësh rrugëve në këtë moshë, 74 vjeçe nuk ia kam borxh!
Shaqir: Nuk ikën burri nga shtëpia, ikën gruaja nga shtëpia!
Hava: Jo, jo, rri urtë, lër shtëpinë ti! Nuk i ndal dot më fëmijët unë, deri më tani i kam ndalur, tani e tutje nuk i ndal më!
Ardit Gjebrea: Hava, më shuaj një kureshtje, djali yt flet me kunatin? Se e ka kunat, dëgjohen në telefon?
Hava: Nuk i kam rënë në qafë djalit, të them të drejtën, nuk i kam thënë gjë se ka gruan, nuk dua të prishë familjen djali. S’i kam thënë që ku je, ti foli kunatit dhe gruaja do të mbajë nga vëllai se e ka vëlla.
Konflikti 18-vjeçar i çiftit/“Djali duhet të reagojë për prindërit”, Havaja-Gjebreas: Ka faj burri që s’e pyeti
“Burri apo vëllai?” Kjo është pyetja që Ardit Gjebrea i drejton publikut gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Situata e krijuar mes çiftit të moshuar Hava dhe Shaqir ka nisur me huadhënien e 20 milionë lekëve kundrejt kunatit të djalit, Avniut, rreth 18 vite më parë.
Këto para Shaqiri i ka dhënë pa pyetur më parë të birin dhe janë marrë nga llogaria e djalit më të vogël, për të cilin ai kishte të drejtë firme. Prej 18 vitesh, nuk kanë marrë asnjë qindarkë prej Avniut, ndërsa djali që e ka kunat dhe nusja s’u kanë thënë asgjë.
Havaja thotë se nuk i ka pyetur pasi nuk do që t’i vendosë në pozita të vështira dhe as të bëhet shkas për përçarjen e familjes. Kjo deklaratë nxiti pyetjen e Gjebreas, i cili evidenton edhe reagimin e munguar nga djali dhe nusja. Por Havaja thotë se Shaqiri nuk e ka pyetur të birin për t’ia dhënë këtë borxh kunatit të tij, por ka vepruar sipas dëshirës.
Ardit Gjebrea: Në qoftë se nusja jote takohet me vëllain dhe rri sikur s’ka ndodhur asgjë, mua nuk më bën sens. Pra kur ti ke motrën apo vëllain që të ka një borxh të madh, ti vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë, burri, në këtë rast djali yt, bën sikur s’di gjë, ju bëni sherr prej 18 vitesh, mua kjo gjë nuk më bën sens. Nëse unë do të isha në këtë situatë me prindërit e mi, kurrë, do të bëja në radhë të parë gjithçka për prindërit se ata s’ke ku i gjen njëherë, sigurisht as motër e as nuse s’ke ku gjen…
Hava: Mbase ai e ka bërë e unë s’e kam dëgjuar, po ai ka kthyer kurrizin te e motra, te miku, te shoku dhe nuk do t’ia dijë. Kam 12 vjet nëpër institucionet e qeverisë dhe nuk kam gjetur asnjë të drejtë.
Ardit Gjebrea: Institucionet e qeverisë, ky djali yt e di që ke 12 vjet që shkon në institucionet e qeverisë? Nuk të ka ardhur ndonjëherë të të thotë…
Hava: Asnjëherë. Ja sot kemi ardhur të dy burrë e grua vetëm. Kemi ardhur vetëm. Djemtë e tjerë i kam në Xhenova.
Ardit Gjebrea: Hava, ti e ke djalë, e ke shpirt dhe xhani i nënës e di unë se çfarë është, por është edhe xhani i djalit për nënën që duhet të reagojë.
Hava: Të them një gjë? Ka faj burri im që nuk e ka pyetur djalin.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Hava: Pse s’e pyeti djalin kur i dha lekët?
Eni Çobani: S’e ka pyetur se ishte kunati i djalit. More djalë, t’ia jap apo mos t’ia jap? Pra ia ka dhënë pa lejen e djalit. Tani djali çfarë përgjegjësie ka? Pse ia dhe, i thotë djali, mua më pyete që t’ia jepje kunatit? Kunati mund t’ia kërkonte këtij, djalit të vet, pse erdhi te vjehrri i motrës?
Ardit Gjebrea: Viktima.
Eni Çobani: Atëherë ky duhet të bënte telefon, ka ardhur Avniu, t’ia jap, mos t’ia jap?