Prej kohësh përflitej se Kevin De Bruyne do të largohej nga Manchester City, por duket se dëshira e belgut është të qëndrojë.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mesfushori është i hapur për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në muajin Qershor të këtij viti.

De Bruyne dëshiron të jetë pjesë e City-t edhe për vitet e ardhshme, prandaj po pret një ofertë për të zgjatur bashkëpunimin.

32-vjeçari ka qenë futbollist kyç në formacionin e Pep Guardiolës gjatë viteve të fundit, ku u kthye edhe në një nga lojtarët më të mirë në botë për pozicionin e tij.

De Bruyne u përfol për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ose SHBA, por duket se belgu tashmë ka ndryshuar vendimin. /tvklan.al