Ekonomistët francezë shprehen optimistë për të ardhmen e Shqipërisë. Revista Le Nouvel Economiste, në një artikull te numrit te saj te fundit, fokusohet në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësive që ajo paraqet për biznesin e huaj.

Kjo reviste e njohur ekonomike nënvizon faktin se  vendi ynë ofron një shans të mirë për investitorët e huaj.

Tregu i përshtatshëm shqiptar, shkruhet në artikull, ofron një shans te mire për industrialistët evropiane qe po ndeshen sot me konkurrence te ashpër.

Shqipëria, shpjegon Francis Mer, një prej personaliteteve më të njohura franceze dhe ish-Ministër i Ekonomisë në kabinetin e Jean-Pierre Raffarin, mund të bëhet një Kinë e dytë, persa i përket krahut te punës, i cili është me i lire, por edhe i kualifikuar dhe i motivuar sa ne perëndim.

Ish-Ministri i Ekonomisë thotë se Shqipëria qe sapo ka hyre ne NATO dhe po troket në portën e Bashkimit Evropian, është sot me kompetitive se vendet e tjera në zhvillim, siç janë Tunizia apo edhe vetë Kina.

Po ashtu, kostot e transportit nga Shqipëria në Evropë janë shumë më të ulëta se nga Azia. Kryeministri i saj, shkruhet më tej në artikull, një liberal i bindur, premton se do të mbaje taksën e sheshtë për të ardhurat në nivelin 10% dhe se do të zhvilloje më tej infrastrukturën energjetike dhe atë rrugore. 

Berisha arriti të ulë shpenzimet qeveritare me 40% dhe është treguar i ndjeshëm ndaj çështjeve të arsimit, vijon me tej shkrimi i Le Nouvel Economiste.

Shqiptarët, argumenton Mer, kanë vuajtur shumë në të shkuarën dhe Evropa mund t’i ndihmojë tani duke u ofruar zhvillimin e qëndrueshëm. 

Industrialistët evropianë mund të kenë shanse të mëdha në Kinën e vogël të Ballkanit, përfundon revista./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle