Elton Ilirjani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se ka turp nga Shqipëria.

Kujtojmë se Elton Ilirjani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e ka pranuar që para 10 vitesh orientimin e tij seksual.

Sot ai ka 12 milionë ndjekës në rrjetet sociale madje ka dalë në disa prej sfilatave më të famshme të botës së modës.

Blendi Fevziu: Më duket mua Elton apo ke një lloj përçmimi për Shqipërinë? Po më thuaj të vërtetën.

Elton Ilirjani: Kam turp nga Shqipëria, jo përçmim.

Blendi Fevziu: Ke turp nga Shqipëria?

Elton Ilirjani: Po më vjen turp.

Blendi Fevziu: Pse duhet të kesh turp nga Shqipëria sepse mund të ketë shumë njerëz që thonë duhet të kemi ne turp nga ai?

Elton Ilirjani: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Dhe kjo është një pjesë dominonte e shoqërisë shqiptare?

Elton Ilirjani: Për mënyrën si unë prezantohem dhe mënyrën si jam si individ. Nuk kam turp nga Shqipëria se nuk është vend i bukur, Shqipëria është vend i bukur. Shqipëria është vendi i nënës time dhe nëna ime është këtu. Për mua Shqipëria është nëna ime, unë e dua Shqipërinë. Por unë kam turp.

Blendi Fevziu: Po pse të vjen turp? Sepse unë mendoj që çdo njeri është përgjegjës për veten e tij, është përgjegjës për karrierën e tij, për veprimet e tij, është përgjegjës për arritjet ose mosarritjet e tij dhe nuk është përgjegjës për vendin nga vjen në origjinë. Patjetër që është produkt i asaj kulture, sepse jam i bindur që njeriu është produkt i kulturës dhe jo racës. Por që ti nuk ke pse të të vijë turp për këtë gjë.

Elton Ilirjani: Kam qenë në Spring Studios në New York City i rreshtuar për të dalë në pasarelë. Më është afruar drejtori teknik i shfaqjes dhe më ka thënë nga je. I kam thënë jam shqiptar. Më ka thënë nuk ka mundësi që ti të jesh shqiptar. I kam thënë pse. Sepse tha Shqipëria nuk mund të ketë një produkt si ty. Sepse unë edhe në New York shihem si një person që e përqafon të drejtën e njeriut dhe shpalosjen e të drejtave gay./tvklan.al