E premtja e djeshme shënon në TV Klan një nga netët me audiencën më të madhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Njerëz të humbur” ku nuk kanë reshtur lotët e gëzimit. Tashmë shihet dhe dritë në fund të tunelit për 31-vjeçarin nga Berati Lulzim Berberi, për të cilin ngelën vetëm disa ditë për tu numëruar deri në përqafimin që duhet t’ju japi familjarëve të tij.
Aida Shtino: “Kemi ngelur pikërisht në pistën e Stambollit”.
Kadri Limani: “Po Aida gjatë gjithë kësaj kohe është bërë një punë maksimale për Lulzim Berberin, është thënë sipas të dhënave atje që kanë dëgjuar nëpërmjet ekranit, është thënë që ka shkuar në Afganistan, ka shkuar në Australi e këtej andej. Lulzim Berberi ka shkuar vetëm në Pakistan dhe në disa vende arabe”.
Aida Shtino: “Kush e vërteton këtë gjë Kadri?”
Kadri Limani: “Goja e Lulzim Berberit”.
E duket se vitet nuk i fshijnë ndjenjat, stafi i gazetarëve të emisionit më në fund bashkon dy familjet të ndara ndër vite.
Kadri Limani: “Kam arritur të gjejë përfundimisht emrat e fëmijëve”.
Ndërkohë që telefonatat nuk kanë pushuar për asnjë moment gjatë transmetimit të rastit të djalit nga Delvina Evangjellos Bineri.
Një përfundim të lumtur ka patur dhe historia e veçantë Arjana Liços dhe aktit të saj human në shpëtimin e jetës të një personi tjetër.
Aida Shtino: “Ne ndodhemi në një traget “Adriatika” në Portin e Durrësit presim që të nisemi drejt Italisë për të takuar një person së bashku me zonjën Arjana Liço dhe djalin e saj Lorenin. Do të nisemi për të përmbushur një mision të cilin ne e kemi marrë përsipër 1 vit më përpara dhe ju kemi dhënë fjalën se do ta çojmë deri në fund. Mbas shumë vitesh më në fund Arjana do të mbështesi kokën te ky person për t’i dëgjuar zemrën e djalit të saj. Shpresoj që gjithë rrugës do të jemi së bashku për të përcjell tek ju çdo moment të këtij udhëtimi i cili ka një mision të shenjt në vetvete”.
Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve dhe të mos kisha dashuri do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon, pra këto tri gjëra mbeten besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga këto është dashuria.
Në këto momente të bukura janë pikërisht ato që mbushin me shpresë të gjitha ato familjarë që trokasin në emisionin “Njerëz të humbur”. Stafi i gazetarëve vazhdon investigimet për të zbardhur të tjera histori dhe për të dhuruar të tilla emocione në familjet shqiptare, çdo të premte në orën 21:00 në TV Klan./tvklan.al